B2R & ZEROCOOL FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJanuary 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJanuary 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyAugust 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyAugust 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyAugust 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJuly 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJuly 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJuly 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR EmptyJanuary 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR

Shko poshtë

FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR Empty FOLKLORI SHQIPTAR MUZIKOR

Mesazh  Sara-1 October 19th 2008, 11:39 am

Konsiderata të përgjithshme
Foklori muzikor shqiptar është një nga shfaqjet e identiteti tonë kombëtar.
Në mesin e kulturës popullore, që shquhet për larminë e pabesueshme për një vënd me shtrirje gjeografike kaq të kufizuar dhe për numrin e popullsisë që ka jetuar në këto treva, kjo pasuri dëshmon një shpirt krijues polidimensional dhe një potencial të madh shprehës në mjete, forma, gjini, mënyra zhvillimi dhe gjithashtu një ekuilibër të përsosur mes tendencës konservative dhe asaj të ndryshimit, krijimit të risive krijuese apo ekzekutive.

Po t’i hedhim një sy të shpejtë gjithë atij korpusi të madh që quhet folklor muzikor do të shikojmë menjëherë disa karakteristika thelbësore që do të na ndihmojnë më vonë për të kuptuar më mirë mekanizmin që e vë në lëvizje gjithë këtë strukturë krijimi dhe ekzekutimi.
Ato do të ishin:
• Larmi e madhe intonative mbështetur mbi karakteristika modale
• Larmia e madhe e formave të zhvillimit
• Larmi e madhe e mjeteve të tjera shprehëse, ritmit, harmonisë, polifonisë
• Një pafundësi ndryshimesh nga një krahinë në tjetrën, madje nga një fshat në tjetrin
• Ekzsistenca e dy blloqeve të mëdha intonative – folklori fshatar dhe foklori qytetar
• Ndarja e madhe mes mënyrës së zhvillimit dhe interpretimit në veri dhe atij në jug,
• Formacione të shumta orkestrale
• Ndarjen e mdhe, pavarësisht nga krahina, të folklorit të burrave nga ai i grave
• Ndarjen e madhe të muzikës së shoqëruar me instrumenta dhe asaj a capella
• Dhe një pafundësi elementësh të tjerë që do të donin shumë vënd dhe kohë në krahsim me një detyrë si kjo e jona.

Duke u nisur nga këto premisa, ajo që mund të themi qysh në fillim në lidhje me dy tendencat që prekëm pak në fillim, pra mes tendencës konservative të zhvillimit dhe asaj të sjelljes së elementëve të rinj në krijimtarinë folklorike është se kemi një rezultat të kënaqshëm, një ekuilibër që shpesh konsiderohet edhe si mekanizmi më i mirë ruajtës i atij laboratori krijues që përbën sofra e madhe e foklorit shqiptar.
Dihet dhe është bërë zakon të thuhet se folklori nuk ka autor apo se është një krijimtari kolektive; kjo deri në një farë mase qëndron, dhe pikërisht deri në atë masë që një individ arrin të ndryshojë dicka në një krijim të cilin ai fillimisht ka për detyrë vetëm ta transmetojë tek dëgjuesit ashtu siç e ka marrë prej të tjerëve.
Por pikërisht këtu fillon një fazë tjetër: ky individ ndryshon nga paraardhësi i tij dhe po ashtu, ai mund të mos ketë kujtesë të mirë muzikore (d.m.th. melodike, apo ritmike, apo harmonike) dhe si pasojë mund të ndryshojë diçka në njërin prej këtyre elementëve bazë muzikor.
Pse e veçuam kujtesën e këtij individi dhe nëse ajo është kaq e rëndësishme atëhere mungesa në këtë fushë mund të konsiderohet një faktor pozitiv dhe jo frenues për procesin e evoluimit muzikor në kohë?

Kërkojmë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje: dihet mirë se në rastin e një kulture muzikore të pa kultivuar, pra që nuk shkruhet, por që transmetohet nga brezi në brez vetëm në sajë të kujtesës kolektive (ja edhe premisa pse folklori quhet edhe art kolektiv) transmetimi i një mendimi të ri, ruajtja e qoftë edhe e një elementi të vetëm të ri bëhet në dy mënyra:

1. përsëritja e vazhduar identike e një bulëze tematike në mënyrë që të mbahet mënd
2. përsëritja me një element të ri të ndryshuar, jo thelbësor

Në fakt, mënyra e parë krjon teknikën konservative dhe e dyta, variacioni, krijon bazën e një krijimi të ri.
Ku do ta kishte më të lehtë i pari dhe ku i dyti për të gjetur një terren të përshtatshëm zhvillimi në një shkallë të tillë sa të rrinte të krijonte edhe tendencë dhe madje shkolla të vërteta krjiuese?

Teknika dhe krijimi i tipologjive
Për të hyrë në këtë fushë, duhet të kujtojmë disa nga premisat e parashtruara në fillim:
• faktin që mes morisë së pafundme të ndryshimeve të gjetura në korpusin e madh folklorik dallojmë megjithatë dy ndarje të mëdha, që respektojnë gjeografinë e dy ndarjeve të mëdha krahinore, Gegëria dhe Toskëria dhe shoqërimi i kësaj ndarjeje edhe në dy stile po aq të mëdha: monodia dhe polifonia dhe respektivisht instrumentale në veri dhe a capella në jug. (natyrisht, këtu për efekt studimi do të jemi pak sektarë dhe lëmë mënjanë me qëllim edhe format e tjera të ekzistencës së folklorit alternativ në të dyja krahinat).
• faktin që të dyja ato reflektojnë dy mënyra jetese të detyruara nga shkaqe ekonomike dhe të mbijetesës, por edhe të historisë dhe marrëdhënieve me fqinjët, pra jetë më vetmitare në veri dhe jetë më kolektive apo sociale në jug.

Po t’i rikthehemi pyetjes së fundit, pra se ku do ta kishte më të lehtë teknika e parë, ajo e përsëritjes së pandryshueshme të një mendimi muzikor dhe ku e dyta, pra ndryshimi, variacioni, do të na çonte në një përgjigje sempliciste: në jug do të ishte më e lehtë përsëritja, në veri variacioni.
Por kjo nuk e shpjegon të gjithë larminë e formave dhe intonacioneve që ndeshim si në jug ashtu edhe në veri. Për këtë do të na ndihmonte fakti që ekzistenca e muzikës qytetare në të dyja ndarjet e mëdha tregon jo vetëm konservatorizëm, por edhe ndryshim dhe risi.
Megjithatë, për këtë argument të ri do të thonim se muzika burimore në jug është polifonia, kurse muzika burimore dhe pa influenca në veri është stili monodik recitativ i shoqëruar me instrument. Pjesa tjetër e folklorit është rezultante e marrëdhënieve të tij me fqinjët apo e importimit të imponuar të strukturave intonative, formave dhe instrumentave që ndodhi p.sh. me shfaqjen e muzikës së ahengut, rezultat i marrëdhënieve tregtare me Turqinë gjatë 5 shekujve të sundimit otoman të vëndit.
Pra, duke iu rikthyer argumentit tonë, strukturat që e dëshmojnë më mirë karakterin konservativ të muzikës burimore, autoktone foklorike të vëndit tonë janë ndarjet e mëdha, polifonia dhe monodia.
Por ç’ndodh me polifoninë? Si shpjegohet që ajo ka ardhur deri në ditët tona e paprekur nga tendencat moderne që janë shfaqur me shumicë në pjesën tjetër të folklorit shqiptar? (Këtu kemi parsysh formimin e formacioneve orkestrale popullore në veri ku nuk ka qënë traditë si orkestrat e Pukës apo Rrëshenit, muzikën qytetare në Shqipërinë e Mesme, serenatën korçare apo jaret e Shkodrës).

Këtu hyjmë në thelbin e asaj që donim të shpjegonim: duke vendosur edhe njëherë përballë muzikën polifonike të jugut me monodinë e veriut vemë re:
• e para është rreptësisht vetëm vokale, e dyta rreptësisht e shoqëruar nga një instrument, çiftelia apo lahuta
• e para është polifoni, pra shumë zëra, e dyta është monodi, pra vetëm një zë

Pyetjes se ku do ta kishte më të lehtë ruajtja e traditës kreative, do t’i përgjigjeshim përsëri njëlloj: në jug, muzika polifonike ka një strukturë më të ngarkuar formale: ngrehina formale ku kemi një marrës, një pritës një kthyes dhe shoqërimin e grupit, pra ISO e famshme labe, janë të prira të lëvizin me vështirësi ndaj ndryshimit. Kjo ngrehinë madhështore bazohet në lëvizjen e kombinuar të zërave dhe në kontrapuntin e tyre. Do të ishte shumë më e vështirë për njërin prej këtyre elementëve ekzekutiv të merrte përsipër të sillte një novitet në fushën e krijimit pasi ngrehina reziston dhe ai do të duhej të kishte konsensusin e të gjithë përbërësve. Por ne dijmë që ky proçes, marrëveshja, ndodh në artin e kultivuar ku pranohet individualizmi i një krijuesi dhe bindja e të tjerëve se duhet të ekzekutojnë partiturën e paraqitur prej tij.
Por ne pranuam se arti folklorik është kolektiv dhe proçesi i krijimit të tij është jo i pregatitur, pra jo i paramendur. Proçesi i krijimit, sidomos në muzikë është improvizativ, ai ndodh në kohë reale dhe pikërisht për këtë shërbehet nga përsëritja e mendimit muzikor për të përforcuar të renë që sjell për momentin e caktuar. Krijimi i tipologjisë së këngëve labe ka ndodhur natyrisht në një kohë shumë të gjatë, por fakti që ajo edhe sot reziston ndaj çdo presioni që bën koha moderne me të gjitha format e saj të komunikimit tregon se struktura tashmë është gati fosilizuar dhe nuk pranon ndryshime, përveç atyre që shfaqen në përmbajtjen e tekstit.
Në të kundërt, një këngëtar i veriut, duke qënë vetë objekt dhe subjekt i krijimit të tij, e ka më të pranueshme që të sjellë elementë të rinj në refleksionin e tij ndaj ngjarjeve dhe përthyerjen e tyre në laboratorin e tij krijues. Shumë shumë ai do të bëjë një kompromis por gjithmonë me veten e vet, askush në proçesin e krijimit real nuk ka mundësi t’i ndërhyjë dhe t’i pranojë ose jo elementët e rinj që ai sjell në mënyrë instinktive. Kjo hapje e lejon madje të bashkohet më vonë edhe me të tjerë, në krijimin e një modeli të ri me dy instrumenta apo më vonë, nën modelin e orekstrave ruse të balalajkës, të krijimit të simotrës së saj me bazë familjen e instrumetnave kordofonë të veriut.
Megjithatë edhe në këtë trung të madh të muzikës monodike kemi modelin e tipologjisë që po ashtu si edhe në polifoninë e jugut ndihmon ligjërimin muzikor të ruajë të njëjtin strukturë formale apo intonative duke sjellë deri në ditët tona dëshminë e një arti të qëndrueshëm në kohë dhe hapsirë.
Nga ana tjetër, fakti që tashmë qysh prej mbi një shekulli studjuesit e muzikës e kanë shkruar këtë strukturë me nota, ka sjellë edhe rrezikun që ta ndryshonin, qoftë nga pamundësia e transkiptimit besnik, qoftë nga ngasja për të ndryshuar që është kaq e fortë tek një muzikant. Kjo e bën këtë muzikë folklorike pronë edhe të kompozitorëve, të cilët kanë përdorur elementë të veçantë të saj në krijimet e tyre me frymëzim etnik.
Sara-1
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 31
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

https://b2r-zerocool.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi