B2R & ZEROCOOL FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJanuary 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJanuary 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyAugust 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyAugust 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyAugust 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJuly 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJuly 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJuly 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
Del nga koma pas 19 vjetesh... EmptyJanuary 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


Del nga koma pas 19 vjetesh...

3 posters

Shko poshtë

Del nga koma pas 19 vjetesh... Empty Del nga koma pas 19 vjetesh...

Mesazh  aLba_16 October 23rd 2008, 5:28 pm

an Grzebski, një 65-vjeçar polak, punonjës hekurudhash, zgjohet pas 19 vitesh të gjata të kaluara në koma. Në vitin 1988 u godit aksidentalisht nga një tren, incident që i shkaktoi dëme të rënda cerebrale, aq sa mjekët i dhanë vetëm dy vjet jetë. Por bashkëshortja e tij, Gertruda, nuk do të pranonte kurrsesi të dorëzohej përpara kësaj gjendjeje dhe kundër çdo parashikimi të mjekëve, për asnjë çast nuk e humbi shpresën se një ditë i shoqi do të zgjohej. I qëndroi mbi kokë për 19 vite të gjata. I fliste, e përkëdhelte, i tregonte ç‘ndryshime po pësonte Polonia dhe gjithë Evropa. Dhe si katolike e mirë, nuk ndalte asnjë çast së shpresuari se mrekullia një ditë do të ndodhte. Në rast se Zoti kishte hequr draprin e çekanin nga Polonia, përse të mos pranonte të kthente në jetë edhe bashkëshortin e saj? Dhe siç tregojnë mjekët, të mrekulluar nga ky rast, "për 19 vite, e vetme kreu punën e një ekipi ekspert infermierësh, duke i ndërruar pacientit pozicionin e trupit çdo një orë, në mënyrë që të evitonte krijimin e plagëve". Historia e vërtetë ngjan në mënyrë të pabesueshme me ngjarjen e filmit të njohur "Lamtumirë Lenin", në të cilin Alex Kerner, personazh i luajtur nga Daniel Bruhl, në mënyrë që t‘i evitonte ndonjë shok të mundshëm, u përpoq t‘i fshihte nënës së zgjuar nga koma rënien e komunizmit në Gjermaninë Lindore.

Jan Grzebski, baba i katër fëmijëve nga Dzialdovo, qytet në veri të Polonisë, ishte rreth 45 vjeç dhe jetonte në ditët më të këqija të regjimit komunist, në çastin kur ra në koma. E megjithatë vëren se as transformimi drastik i ekonomisë polake, as arritjet më të reja teknologjike, siç janë celularët, nuk kanë arritur të ndryshojnë rrënjësisht jetën e bashkëkombësve të tij.

"Kur hyra në koma, nëpër dyqane gjeje vetëm çaj dhe uthull, mishi ishte i racionuar dhe radhët ishin të pafundme...", tha Jan Grzebski në një intervistë dhënë për televizionin polak, TVN24. "Tani shoh njerëz me celularë rrugëve dhe nëpër dyqane gjen aq shumë gjëra, sa të mbetesh me gojë hapur. Por ajo që më çudit te këta njerëz që vërtiten duke folur nëpër celularë, është se qahen gjatë gjithë kohës. Më duket se nuk kam pse të kem asnjë peng".

Që kur ra në koma, fëmijët e Grzebskit janë rritur, janë martuar dhe e kanë bërë gjysh të 11 nipërve e mbesave, të cilët i pa për herë të parë pas zgjimit.
aLba_16
aLba_16
Shefja...
Shefja...

Numri i postimeve : 207
Age : 31
Location : Barcelona
Registration date : 23/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Del nga koma pas 19 vjetesh... Empty Re: Del nga koma pas 19 vjetesh...

Mesazh  Sara-1 October 23rd 2008, 7:23 pm

ueeeeeee sa interesante.... Suspect
Sara-1
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 31
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

https://b2r-zerocool.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Del nga koma pas 19 vjetesh... Empty Re: Del nga koma pas 19 vjetesh...

Mesazh  desara_usa December 29th 2008, 7:53 am

shuuuuuuuuuuum lol
meqe ke than ti asht interesante edhe un te mbeshtes sara se pritova me e lexu perzoten tan njat lol sorry
desara_usa
desara_usa
Anetar aktiv
Anetar aktiv

Numri i postimeve : 259
Age : 31
Location : boston
Registration date : 17/10/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Del nga koma pas 19 vjetesh... Empty Re: Del nga koma pas 19 vjetesh...

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi