B2R & ZEROCOOL FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJanuary 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJanuary 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyAugust 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyAugust 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyAugust 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJuly 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJuly 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJuly 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ EmptyJanuary 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ

Shko poshtë

YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ Empty YJET E BOTËS MUZIKORE VDESIN TË RINJ

Mesazh  Sara-1 October 19th 2008, 11:38 am

Elvis Presley, mbreti i Rrock ‘n‘ Roll-it, vdiq në moshën 42-vjecare, nga "pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit të organeve të frymëmarrjes", sic u cilësua zyrtarisht. Kurt Cobain, këngëtar dhe autor tekstesh i grupit "Nirvana", qëlloi veten në vitin 1994 në shtëpinë e vet, në moshën 27-vjecare. Jim Morrison, lideri i grupit të famshëm të viteve ‘70 "The Doors", u gjet i vdekur në vaskën e tij në vitin 1971, në moshën 27-vjecare. U vërtetua se ai kishte vdekur si pasojë e infarktit kardiak, nga përdorimi i overdozave. Jimi Hendrix, me emrin e vërtetë James Marshall Hendrix, vdiq në vitin 1970, në moshën 27-vjecare. Pas konsumit të tepruar të alkoolit dhe tabletave për gjumë, ai u mbyt në gjumë. Këngëtari austriak, Johann Hoelzel, i njohur në botën artistike me emrin "Falco", vdiq në moshën 40-vjecare në vitin 1998, nga një aksident, që i erdhi si pasojë e humbjes së vëmendjes nga konsumimi i tepruar i kokainës.
Këto ishin vetëm disa nga episodet më të spikatura. Por lista e tyre është shumë më e gjatë, me shtrirje në kohë dhe hapësirë, moshë, gjini dhe kombësi. Por duket se shumë prej tyre i bashkon i njëjti fat i hidhur, si pasojë e një karrierë të përbashkët.
Një studim britanik tregon se yjet amerikanoveriorë kapin një normë mesatare të jetesës deri në moshën 42-vjecare. Ikonat europiane të rrokut dhe muzikës, sipas studimit në fjalë, vdesin madje edhe më herët, duke kapur një moshë mesatare rreth 35-vjec.
Nëse europianët u mbijetojnë 25 viteve të para pas lënies së karrierës së tyre, atëherë fati i tyre nuk ndryshon shumë nga ai i njerëzve të zakonshëm, për sa i përket jetëgjatësisë. Ndryshe ndodh në SHBA, ku yjet i nënshtrohen një rreziku më të lartë ndaj vdekjes. Në më shumë se cdo katër raste vdekjeje, sipas studimit, shkaktarë janë droga e alkooli. Studiuesit i kanë kërkuar industrisë muzikore, ta marrin më seriozisht shëndetin dhe sjelljen ndaj muzikantëve dhe yjeve të rokut. Kjo nuk është e rëndësishme vetëm për të mbrojtur jetën e artistëve, por edhe funksionin e tyre si imazhe apo ikona për njerëzit e tjerë. Për shembull, në Britaninë e Madhe rezulton se një ndër dhjetë fëmijë ëndërron një karrierë prej popstar-i.
Studimi i publikuar në faqet e "Journal of Epidemiology and Community Health" ka analizuar hollësisht të dhënat e 1.050 yjeve të botës së popit e rrokut, por edhe të zhanreve të tjera muzikore (kryesisht) nga Amerika e Veriut dhe Europa, të cilët njohën majat e famës në harkun e viteve 1956-1999. Mjekët nga Liverpuli kanë ndërmarrë kërkime, për të nxjerrë në pah se sa ka qenë norma mesatare e jetesës ndër yjet e muzikës botërore dhe i kanë krahasuar ato me atë të njerëzve të thjeshtë të së njëjtës moshë, gjini apo kombësi.

Kurt Cobain, këngëtari dhe autori i teksteve të grupit "Nirvana", qëlloi veten në vitin 1994, në shtëpinë e tij, në moshën 27-vjecare
Jim Morrison, këngëtari i grupit të famshëm muzikor të viteve ‘70 "The Doors", u gjet i vdekur në vaskën e tij, në vitin 1971 në moshën 27-vjecare. U vërtetua se ai kishte vdekur si pasojë e infarktit kardiak, nga përdorimi i overdozave
Këngëtarja Janis Joplin vdiq në vitin 1970, në moshën 27-vjecare, nga një overdozë heroine, pasi kishte konsumuar shumë alkool
Brian Jones, kitarist i grupit "Rolling Stones", në vitin 1969, gjendet i vdekur në pishinën e vilës së vet në moshën 27-vjecare. Ai u mbyt, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe drogash
Jimi Hendrix, me emrin e vërtetë James Marshall Hendrix, vdiq në vitin 1970 në moshën 27-vjecare. Pas konsumit të tepruar të alkoolit e tabletave për gjumë, ai u mbyt në gjumë
Freddie Mercury, ylli i këngës "The show must go on" vdiq në vitin 1991 në moshën 45-vjecare, nga humbja e imunitetit që i shkaktoi sëmundja e SIDA-s
Basisti i grupit anglez "Sex Pistols", Sid Vicious, vdiq në moshën 21-vjecare nga overdoza
Këngëtari austriak, Johann Hoelzel, i njohur në botën artistike me emrin "Falco", vdiq në vitin 1998 në moshën 40-vjecare, nga një aksident që erdhi si pasojë e humbjes së vëmendjes nga konsumimi i tepruar i kokainës
Elvis Presley - mbreti i Rock ‘n‘ Roll-it, vdiq në moshën 42-vjecare nga "pushimi i zemrës si pasojë e bllokimit të organeve të frymëmarrjes", sic u cilësua zyrtarisht
John Bonham (djathtas), baterist i bandës së famshme britanike "Led Zeppelin", vdiq në vitin 1980 në moshën 32-vjecare, në shtratin e tij, pasi kishte konsumuar më parë një sasi të madhe alkooli
Ronald "Bon" Belford Scott (majtas) i grupit "AC/DC" vdiq në vitin 1980 në moshën 33-vjecare nga një "helmim akut i gjakut si pasojë e konsumimit të madh të alkoolit" dhe u gjet i vdekur në shtratin e vet
Tupac Shakur, një nga reper-at më të mëdhenj të SHBA-së e njëkohësisht edhe aktor, u qëllua për vdekje në rrugët e Las Vegasit, në vitin 1995 në moshën 25-vjecare
John Lennon i "Beatles"-ave u qëllua për vdekje nga një fans i cmendur në vitin 1980 në Nju-Jork. Ai ishte në moshën 40-vjecare
Sara-1
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 31
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

https://b2r-zerocool.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi