B2R & ZEROCOOL FORUM
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
identifikimi

Harrova fjalkalimin

Tema Fundit
» Fjalor anglisht - shqip
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJanuary 3rd 2014, 12:17 am nga Denisa

» Prezantimee
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJanuary 3rd 2014, 12:12 am nga Denisa

» hentai avi download hentai avi megaupload
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyAugust 3rd 2011, 6:27 pm nga Vizitor

» Opowiadania erotyczne
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyAugust 2nd 2011, 10:23 am nga Vizitor

» областная больница гинекология
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyAugust 2nd 2011, 5:59 am nga Vizitor

» x-Hack hack you
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJuly 31st 2011, 6:25 pm nga Vizitor

» get facebook fans and likes xm
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJuly 30th 2011, 11:13 pm nga Vizitor

» Alle bijzondere dingen in de zaanstreek
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJuly 30th 2011, 9:24 pm nga Vizitor

» kane_b13
10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE EmptyJanuary 20th 2010, 1:17 am nga kane

Kërko
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search


10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE

Shko poshtë

10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE Empty 10 FESTIVALET ME TE CUDITSHME NE BOTE

Mesazh  Sara-1 October 19th 2008, 12:04 pm

Çdo qytet ka festat tradicionale. Vetëm se në disa raste këto janë aq të pazakonta, sa qytetet bëhen të njohura në tërë botën prej tyre. Duke filluar nga lufta me domate, lufta me portokaj, festivali i hudhrave, ja cilat janë festivalet më të çuditshme në botë. Revista elektronike për meshkujt www.askmen.com ofron një listë të dhjetë festave më të çuditshme.



Festivali i hudhrës
Gilroy, Kaliforni

Filloi falë një largpamësi, që u habit kur mësoi se një qytet francez konsiderohej kryeqyteti botëror i hudhrës. Ëndrra e tij ishte që bota të mësonte se atë titull duhet ta mbante Gilroy. Gjatë kësaj ngjarjeje gjithçka gatuhet me hudhra.

Festivali i lyerjes së lopëve
Luksemburg, Luksemburg

Çdo verë ky kryeqytet mbushet me lopë metali, druri, betoni dhe xhami, mbi të cilat shfryhen të gjithë artistët. Në mesin e tyre do të gjeni lopë me shirita zebre, alpe dhe oqeane me vorbulla.

Festivali i portokajve
Piemont, Itali, shkurt

Shekuj më parë, njerëzit e këtij qyteti u rebeluan me një kont djallëzor, që rrëmbente vajza në ditën e martesës. Atë e goditën me gurë për vdekje. Sot gurët janë zëvendësuar me portokajtë.

Festivali i ujit
Chiang Mai, Tailandë

Tajlandezët e dinë se Viti i Ri festohet kur mblidhen 100 mijë njerëz të armatosur me pistoleta uji, tullumbave të mbushura me ujë dhe spruco të ngjyrosura.

Hedhja e mbeturinave të drerit
Talkeetna, Alaskë

Kur përpara ju dalin limona, bëni limonadë. Ju para ju del jashtëqitja e drerëve, hidhjani njerëzve Kjo ndodh në këtë qytet polar. Mjeshtrit krijojnë bizhuteri nga jashtëqitjet e drerëve brilopatë, dhe në fund, ua hedhin nga balonat.

Qethja e deleve
Masterton, Zelandë e Re

Në një vend ku ka tre dele për çdo qytetar, duket të ketë patjetër ndonjë festë që ka të bëjë me leshin e tyre. Është një ngjarje që zgjat katër ditë, ku qethësit e deleve dhe punuesit e leshit konkurrojnë me njëri-tjetrin për nderin më të lavdishëm të kombit.

Festivali i çekiçëve
Porto, Portugali

Ky festival organizohet në qytetin Porto. Shenjti i të dashuruarve vëzhgon nga lart, dhe i gjithë qyteti ndriçohet e zbukurohet. Tani dalin çekiçët. Duhet të takoni një person të seksit të kundërt, dhe ta godisni në kokë me një çekiç plastik.

Festivali i bretkosës
Rayne, Luiziana

Këtu mblidhen 50 mijë njerëz të nderojnë bretkosat me gara, koncerte, festival dhe madje disa edhe i hanë.

Rrokullisja e djathit
Gloukester, Angli

Asnjë sport radikal nuk mund të quhet radikal nëse lëndimet nuk shkaktohen nga djathi. Këtu po flasim për kocka të thyera e ndrydhje muskujsh, që shkaktohen gjatë ndjekjes së një rrote djathi.

Hedhja e domateve
Buol, Spanjë

Lufta më e madhe e ushqimit tërheq me mijëra turistë në këtë qytet të vogël spanjoll, ku në ditën e fundit të festivalit të gjatë, shkarkohen kamionë të ngarkuar me qindra ton domate.
Sara-1
Sara-1
Anetar i respektuar
Anetar i respektuar

Numri i postimeve : 438
Age : 31
Location : ku t'du!!! :)
Registration date : 17/10/2008

https://b2r-zerocool.albanianforum.net/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi